Dhjetra emigrantë afrikanë që ishin duke u zhvendosur me një anije në bregun verior të Brazilit janë shpëtuar, sipas raportimeve të mediave lokale
Migrantët besohet të jenë nga Senegali, Sierra Leone, Nigeria dhe Cape Verde, ndërsa u shpëtuan nga peshkatarët të shtunën, pasi udhëtuan 35 ditë në det transmeton GazetaBlic.

Shumica e tyre kishin qëndruar disa ditë pa ushqim dhe ujë, njoftoi gazeta e përditshme Folha, duke cituar policinë lokale.
Policia e Shtetit thotë se ka arrestuar dy brazilianë të gjetur në barkë që dyshohet se janë paguar për të transportuar ilegalisht migrantët në vend.
Autoritete e Brazilit thanë se kishte nisur një hetim mbi rastin, duke shtuar se emigrantët e shpëtuar do të merren në pyetje pas marrjes së trajtimit.
Përderisa vendet evropiane po shtrëngojnë kufijtë e tyre, për të zvogëluar numrin e refugjatëve, një numër në rritje i afrikanëve po kërkojnë destinacione alternative si Amerika Latine, sipas një studimi të Yale University.

Brazili ka popullsinë më të madhe të zezë jashtë Afrikës dhe ndoshta shihet si një destinacion më kulturor për migrantët nga Afrika Sub-Sahariane, duke ikur nga lufta dhe varfëria shkruan CNN.
KUJDES FOTOT KANË IMAZHE TË RËNDA 18 +





