back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKy lloj i naftës ka shënuar rënie

Ky lloj i naftës ka shënuar rënie

Të ngjajshme

Azemi: Punëtorët teknikë në QKMF Klinë po paguhen nën minimumin ligjor

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të...

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Në tregun ndërkombëtar çmimi i naftës të llojit Brent ka rënë në 79.15 dollarë në ditën e parë të javës.

Çmimi i naftës të llojit Brent më 16 maj arriti në 80.18 dollarë për fuçi kurse sot në mëngjes në shitje ishte me çmimin prej 78.98 dollarë për fuçi.

Pas takimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekonomike dhe tregtare në mes të SHBA-së dhe Kinës, Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin njoftoi se lufta tregtare me Kinën “është stopuar”, e cila pati një ndikim të ndjeshëm në rritjen e çmimit të naftës, raporton Anadolu Agency.

“Luftën tregtare do ta stopojmë. Kemi arritur marrëveshje që të stopojmë edhe doganimin deri sa të përpiqemi për të zbatuar marrëveshjen korrnizë”, ka thënë Mnuchin.

Ekspertët theksojnë se rritja e çmimit të tregut të naftës lidhet me vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe për të rivendosur sanksionet ndaj saj. Tërheqja nga marrëveshja do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e çmimeve të naftës, thonë ekspertët.

Raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë (VNM) nënvizon se rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA janë reduktuar për 1.4 milionë fuçi për një javë, edhe pse analistët parashikuan një rënie prej vetëm 763 mijë fuçish. Prodhimi i naftës në SHBA u rrit në 10.7 milionë fuçi në ditë, por rënia e rezervave të naftës nuk ka mundur të ndalet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz