Ka shumë gjasë që në garazhin ose bodrumin tuaj, keni rrota të veturës ose biçikletës që janë vjetruar dhe nuk i përdorni më.
Pavarësisht se ato zënë shumë hapësirë, janë mbushur me pluhur dhe janë shumë të rënda, mos u ngutni që t’i hidhni.
Nëse nuk e keni ditur, me pak kreativitet, edhe rrotat e vjetra mund t’i shndërroni në objekte shumë të bukura dhe praktike, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa ide që ju ndihmojnë që t’i ripërdorni gomat e vjetra duke i kthyer ato në diçka shumë unike.
Një gomë e madhe mund të shndërrohet në shtrat ideal për qentë tuaj
E nëse keni në duar gomën e vjetër të një traktori, pse mos ta vendosni në përdorim për kopshtin tuaj?











