Drita edhe zyrtarisht është kampione e Vala Superligës
Drita barazoi pa gola me Prishtinën në ndeshjen e fundit të edicionit në Vala Superligë dhe kështu feston titullin e dytë në histori të klubit, shkruan Periskopi.
Festë ka edhe në Pejë aty ku ishin 100 ‘Intelektualë’ në stadium dhe qindra të tjerë jashtë stadiumit që nuk u ndalën në asnjë moment duke e përkrahur Dritën.
Në Gjilan kjo ndeshje u përcoll në Teatrin e Qytetin, ndërsa pas përfundimit të takimit kishte festë. /Periskopi/

