back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeDega e AAK-së në Skenderaj reagon ndaj deklaratave të Agim Bahtirit

Dega e AAK-së në Skenderaj reagon ndaj deklaratave të Agim Bahtirit

Të ngjajshme

Nënkryetari i AKR’së Agim Bahtiri thotë se ish-ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj është shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për shkak të arrestimit të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Ministri Sefaj i cili ka qenë një nga ministrat më të mirë që ka pas ndonjëherë Kosova i ka bërë dy veprime: Njërin e ka bërë sipas mendimit tim jashtëzakonisht të mirë. Ka pasur një përgjegjësi të veçantë në atë veprim dhe e dyta ka qenë ajo që ai nuk ka pasur shumë interes që të kryen atë  punë për të cilën u largua”, tha Bahtiri në T7.

Ndaj kësaj deklarate të Bahtirit ka reaguar dega e AAK-së në Skenderaj, të cilin reagim DrenicaPress e publikon të plotë:

Kryetari i Mitrivices Agim Bahtiri e ka smundje me dal ne televizor. Bile eshte ne gjendje me rrejt dhe me shpife ne te gjitha menyrat per me e pa dikush.

Edhe deklaratat e tij te fundit se ministri Sefaj eshte shkarku per shkak te ndalimit te Gjuriqit eshte nje rrene te cilen e ka lanesu Bahtiri po jo pa ndonje logari qe ai zakonisht e bon se ai eshte tugjare dhe pa pas ndonje hesap as me rrejt nuk rren edhe pse e ka zanat.

Ministri Sefaj eshte shkarku sepse nuk e ka respektu hirarkin nen te cilen ka qene dhe per damin kolosal qe i ka ba Kosoves ne rrafshin nderkombetar. E them edhe une qe ai nuk ka qene shume fajtore per kete pune sepse i ka zbatu urdherat e Pacollit i cili ne marrveshje me Erdoganin per me i shmang pengesat nga ai ne biznesin e tij ne Kazakistan i ka dorzu gylenistet me nje perfitim financiar nga ana e Thaçit.

Bahtiri koheve te fundit po laneson lajme qe po kalon ne Vetvendosje. Eshte nje rren e radhes sepse ai nuk guxon me e leshu AKR perndryshe Pacoli e largon edhe nga Gushavci dhe ja merr fabriken e paqurkave te cilen ja ka ndertu Mabetex.

Arsyeja pse Bahtiri lanson rrena te tilla eshte per me i ba presion Pacollit qe me ja pagu borgjet qe i ka Komuna e Mitrovices e qe i ka kriju ne mandatin e kaluar dhe gjate fushates zgjedhore te zgjedhjeve lokale te fundit. Ai eshte ne hall sepse per shkak te borgjeve milioneshe, ne kete mandat nuk do te kete asnje investim kapital ne Komunen e Mitrovices. Permbaruesit po kujdesen per kete pune. Bahtiri kishte me qene shume ma mire me u marr me punet e Mitrovices dhe ma ne fund me e kuptu nivelin e tij intelektual i cili nuk ja lejon me u marr me analiza politike. Niveli i tij ja lejon rrenen, ahmakin, shpifjen. Mjer Mitrovica ku ka ra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz