back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKEK: Nuk është dhënë pagë e 13-të

KEK: Nuk është dhënë pagë e 13-të

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Përmes një komunikate për media Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka mohuar se menaxhmenti, por edhe bordi i kësaj kompanie gjatë vitit që lamë e kanë marrë pagën e 13-të.

“Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve, jemi të detyruar të reagojmë ndaj shkrimit. ‘KEK-u u jep punëtorëve rrogën e 13-të’. Ky lajm është krejtësisht spekulim. Nuk është e vërtetë që punëtorët e KEK-ut, menaxhmenti ose Bordi kanë marrë rrogën e 13-e siç shkruan në këtë artikull. KEK-u në emër të Bordit dhe Menaxhmentit i siguron të gjithë qytetarët se nuk ka ndërmarr asnjë veprim të tillë siç spekulohet të kundërligjshëm dhe në favor të dikujt duke e dëmtuar buxhetin e Korporatës. E kundërta e saj, siç është dëshmuar edhe para aksionarit, pra Qeverisë së Kosovës me fakte dhe statistika KEK-u ka arritur të jetë kompania publike me performancën më të mirë në Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aty më tutje thuhet se Ndërmarrja me stabile financiare dhe që ka arritur të tejkaloj krizat më të mëdha të njohura tashme për publikun siç ishte rasti me shpronësimet në Hade dhe Shipitullë.

“Edhe një herë i lusim të gjitha mediat që për hir të informimit të drejt të qytetarëve të japin këtë sqarim. Kurse sa i përket rritjes së pagave, kjo është publike dhe është e njohur për të gjithë se ka qenë kërkesë e aksionarit, pra vendim i kërkuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur pagat për 100 euro bazuar në kërkesat e Sindikatave të Punëtorëve. Me respekt, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete Korporata Energjetike e Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës së dërguar për media nga Korporata Energjetike e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz