back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVdekja e ish deputetit “preku” shumë kolegë deputet, por nuk i shkuan...

Vdekja e ish deputetit “preku” shumë kolegë deputet, por nuk i shkuan në varrim

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Mungesa e kolegëve deputetë në varrimin e ish-deputetit Kujtim Paçaku, e ka prekur jashtëzakonisht shumë, të birin, Denur Paçakun, raporton Periskopi.

Paçaku ka thënë se në ditën e varrimit të babait të tij kishte shumë njerëz, megjithatë munguan njerëzit që i ndjeri Kujtim Paçaku i kishte quajtur të mëdhenj, shkruan Periskopi.

‘”Tamam puna”, të dërgohen ftesa për të qenë pjesë e një ceremonie varrimi. Njësoj po shprehem edhe për të mbajturën, mbledhjen komemorative për të ndjerin, Kujtim Paçaku-n. Në kortezhin funeral-varrimin e të ndjerit, dhembjen e ndamë me një numër të madh të njerëzve, e që mbeti i vogël në rastin kur në varrim po mungonin njerëzit që i ndjeri po i quante të mëdhenj”, ka shkruar ai.

Denur Paçaku thotë se një gjë të tillë nuk e meritonte babai i tij, duke kritikuar deputetët për mungesën e tyre në ditën e varrimit.

“Deduktiviteti e targeti i kësaj mungese që i ndjeri nuk e meritonte, ishin deputetët shqipëtar(ish kolegët e tij), për të cilët ai kishte jashtëzakonisht shumë respekt. Këta të fundit e vajtuan dhe e ngriten ne piedistalin më të lartë, e në praktikë munguan për të hedhur një grusht dhe mbi banesen e tij të fundit”, është shprehur ai.

“Gjithë ky reagim për këtë rast, vie pas shkrimeve të shumta nga mediat e vendit e ato botërore, vie pas reagimit të publicistëve, politikanëve, gazetarëve e qytetarëve të vendit. Hiç më pak dhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, që me një fjalë e quajti turp”, ka përfunduar djali i ish-deputetit Kujtim Paçaku.

Të Fundit

Sport

ShowBiz