BallinaLajmeDreshaj i doli në krah Halitit – Kjo është lidhja biznesore mes...

Dreshaj i doli në krah Halitit – Kjo është lidhja biznesore mes tyre

Të ngjajshme

Brikenën e “tradhëton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet

Prime-i i mbrëmshëm në BBVA u takoi Brikenës dhe...

Ndërrim komande në KFOR: Hetényi merr drejtimin e batalionit taktik rezervë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kryesoi ceremoninë e...

I dyshuari e kërcënon taksistin me thikë, ia grabit 15 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull, taksist...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti sot u përplas edhe fizikisht me deputetetin e LDK-së, Arben Gashin, të cilin e goditi me bërryl teksa kaloji pranë tij.

Por me tu larguar nga njëri tjetri, krah Halitit i doli ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, tani deputet në Kuvend, Gani Dreshaj.

E siç duket kjo ndodhi përshkak se Dreshaj dhe Haliti deri tani kanë qenë aksionarë të dy kompanive.

Vite më parë, deputeti Haliti kishte deklaruar në “Agjencinë Kundër Korruptonit” se është aksionarë në kompaninë “DBBH Kosova Clinic Management, 70405407”, me 25 për qind të aksioneve që nga viti 2007. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila i rifreskon të dhënat më vonës, në këtë biznes janë pronarë edhe Roland Josef Berlinger, Olaf Baas e Gani Dreshaj.

Po ashtu, në deklarimet e mëparme, deputeti Haliti kishte deklaruar se është bashkëpronarë edhe në kompaninë “Markometal Kosova SHPK”, me 33.33 për qind të aksioneve me ortakët Alexander Michael Julius e Gani Dreshaj.

Por deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka hequr dorë nga ortakëria në dy bizneset me deputetin e AAK-së, Gani Dreshajn.

Por, sipas ARBK, Dreshaj është shumë i fuqishëm financiarisht pasi rezultoni të jetë pronarë edhe në disa kompani tjera, ndërsa ka deklaruar se ka biznese edhe jashtë Kosovës. /Insajderi.com

Video e përleshjes në mes Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz