BallinaLajmeRaportohet në Polici testi i arritshmërisë

Raportohet në Polici testi i arritshmërisë

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informatave për qarkullim online të testit të arritshmërisë, ka pasur takim në ministri dhe rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.

“Ne fillimisht e kemi mbajtur një takim në ministri, me departamentin përkatës dhe pas atij takimi, drejtori i departamentit të arsimit parauniversitar i është drejtuar policisë dhe policia tash i merr masat. Ne i kemi marrë masat me atë që e kemi pa, mbetet të shihet. Vetë fakti që ishte aktiv gjatë gjithë kohës dhe nxënësit postonin testin, gjasat janë që është i njëjti. Testet janë në terren të gjitha”, ka thënë  Gashi, për Kallxo.com

Por, sot nuk ishte hera e parë që u tentua të kopjohet nëpër rrjete sociale.

Tashmë është shndërruar në traditë për ata që i nënshtrohen, e sfidë për institucione.

Nxënësit e klasave të nënta që sot janë duke iu nënshtruar testit të arritshmërisë, menjëherë kanë kërkuar ndihmë në kohë reale nga rrjetet sociale për pyetet e testit.

Testimi për semimaturantët ka filluar në ora 10:00 ku janë dike iu nënshtruar 26 mijë e 949 nxënës në gjithë Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz