back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeXhabiri po vjen, a do ta nisë betejën për ta marrë PDK’në...

Xhabiri po vjen, a do ta nisë betejën për ta marrë PDK’në e Kaçanikut?

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Xhabir Zharku pritet që dita -ditës të zbarkojë në Kaçanik, pas 6 vjetësh largimi. Më nuk po e ndjek drejtësia dhe më nuk ka se kush ta ndal së vepruari. Megjithatë, a ka vend ai për të drejtuar sërish njërin nga bastionet e PDK’së? Kryesia e kësaj partie heshtin kur pyetën për fenomenin “Xhabir Zharku”. Edhe më tutje nuk mund të thonë prerazi nëse do ta pranojnë atë në PDK.

PDK’ja e ka zëvendësuar që moti Zharkun, së paku në strukturën partiake. Besim Ilazi, kryetar i tanishëm i Kaçanikut udhëheq në këtë komunë që nga shkuarja e Zharkut.

Derisa kaçanikasit nuk lëkundën në votën e tyre për PDK’në, siç duket, armiqësia në këtë komunë zhvillohet brenda llojit. Kryetari i tanishëm, nuk e ka në qejf paraardhësin e tij.

Xhabir Zharku mund të konsiderohet gjithçka tjetër pos se “një qytetar normal” i Kaçanikut. Në fakt ai ishte shumë larg të qenit edhe politikan normal. Megjithatë, kryetari i Kaçanikut thotë se Zharkun e sheh si “çdo qytetar  tjetër”. As më afër e as më larg.

Ilazi e pret kthimin e Zharkut pa ndonjë lloj entuziazmi ndërsa e ka të rëndësishme ta theksoj se me ish-kryetarin e partisë nuk ka raporte të afërta.

“Si me çdo qytetar të Kaçanikut”, ka thënë Ilazi për Gazetën Express kur është pyetur se çfarë raportesh ka me kryetarin e atëhershëm të kësaj komune, që fitonte dikur bindshëm kundrejt kundërshtarëve.

Thuhet se Zharku dhe Ilazi nuk kanë pasur raporte të mira, ani pse vinin nga e njëjta parti. Madje, Ilazi mund të konsiderohet si trashëgimtar i padëshiruar nga Zharku, “lufta” e të cilëve pritet të vazhdojë me rikthimin e këtij të fundit.

“Meqenëse jemi duke i mbajt zgjedhjet e partisë, statuti përcakton se kush do të jetë anëtar, kështu që nuk do të jem unë ai që e përcakton vullnetin e askujt”, thotë kryetari që gëzon postin e të parit, tash e dy mandate.

Ai ka treguar se sanksionet vlejnë vetëm për të dënuarit, ndërsa për ata që janë liruar nga dënimet nuk parashihet ndonjë ndalesë për të qenë pjesë e degës së partisë. Me një fjalë, Zharku i ka dyer e hapura në PDK, nëse ai e do që rikthimi i tij pas gjashtë vjetëve të jetë kuptimplotë.

E gjashtë vite ikje dënimit me burg, erdhën kur vendi ku Zharku gjeti strehim, nuk pranoi të ekstradojë atë. Suedia, i qëndroi besnike qytetarit që aty kishte edhe disa biznese. Bizneset keq nuk i la as në Kosovë, edhe pse jashtë shtetit, ai ka ende bashkëpunëtorë të ngushtë e familjarë që kujdesen për të e të ardhurat e tij brenda shtetit.

Kryetari që njihet më së miri për sjelljen e “Pallmave” në Kosovë, do të shkaktojë trazira brenda bastionit të pathyeshëm të PDK-së, tash e 18 vite, Kacanikut.

E pavarësisht simpatisë që kanë kaçanikasit, njëjte nuk mendonjë nga Partia.

Të kontaktuar nga Gazeta Express, kryesia e PDK-së, nuk jep përgjigjet nëse Zharku është i mirëpritur në parti.

Ata kohë më parë kishin deklaruar se persona të tillë nuk kanë vend në struktura.

E pavarësisht kësaj, i kërkuari Xhabir Zharku nuk do të ketë probleme me drejtësinë.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012. Por, edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovës, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut.

/Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz