BallinaSportKosova për herë të parë përfaqësohet nga një serb

Kosova për herë të parë përfaqësohet nga një serb

Të ngjajshme

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kaderi vishet me fustan të ngushtë, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barçës

Barcelona ka punuar me një skuadër relativisht të shkurtër...

Pas emrave të Rrahim Manit, Samir Hasanit, Egzon Misinit e Gentrit Hajdarit, vjen ai i Dragan Nikolçeviqit, shkruan sot Koha Ditore.

Janë këta pesë çiklistët e përfaqësueses së Kosovës që do të paraqiten në garën e 75-të “Tour of Albania” që nis pas disa ditësh. Nikolçeviq është serb dhe vlerësohet të jetë serbi i parë që vesh fanellën e Kosovës.

Në fakt ai prej vitit të kaluar është pjesë e përfaqësueses së Kosovës në çiklizëm. Këtë të mërkurë e ka bërë të ditur Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës.

Për paraqitjen e një serbi për përfaqësuesen e Kosovës në garën e madhe të çiklizmit që mbahet në Shqipëri, ka shkruar të mërkurën edhe mediumi serb “telegraf.rs”.

“Dragan Nikolçeviq është anëtar i reprezentacionit të Kosovës. Si federatë kemi punuar dhe jemi angazhuar që ai të bëhet pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Nikolçeviq është nga Brezovica, por është anëtar i klubit nga Shtërpca, Lepenci. Ai është pajtuar që të garojë për Kosovën. Natyrisht i ka pranuar simbolet dhe të gjitha. Garon me simbole të Kosovës në rekuizita, si gjithë çiklistët e tjerë të reprezentacionit të Kosovës”, ka thënë Avni Nuha për gazetën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz