BallinaSportZbulohet sa ka fituar Barcelona për udhëtimin një-ditor drejt Afrikës së Jugut...

Zbulohet sa ka fituar Barcelona për udhëtimin një-ditor drejt Afrikës së Jugut për ndeshjen miqësore

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Manjati i minierave, Patrice Motsepe i ka paguar Barcelonës plot 3milionë euro për të bërë një udhëtim një-ditor drejt Afrikës së Jugut për tu ndeshur me Mamelodi Sundoëwns në ”FNB Stadium” të mërkurën mbrëma, raporton ”The Times.”

Kjo shifër u zbulua nga shtypi spanjoll dhe u soll në pah nga ”Times”, me raportet nga Spanja që potencuan se kjo shifër u ofrua jashtë kostove të fluturimit në biznes klas për 21 lojtarët dhe pjesën tjetër të stafit.

Kostoja e udhëtimit drejt Afrikës së Jugut ka qenë subjekt i vazhdueshëm i spekulimeve në ditët e fundit me shumë që raportuan se Motsepe ka paguar një shumë astronomike për t’i sjellur katalunasit në vend.

Superylli argjentinas, Lionel Messi ka udhëtuar me skuadrën, pavarësisht se shumë dyshuan nëse ai do të jetë pjesë e kontigjentit.

FC Barcelona superstars are ushered out of OR Tambo International Airport amid heavy police presence. The Spanish giants landed on Wednesday May 16 2018 and headed for their hotel in Sandton.

Dyshimet u intensifikuan edhe më shumë pasi Messi pësoi një shqetësim me lëndim të martën, por prapë udhëtoi me skuadrën për në Johannesburg të mërkurën.

Thuhet se ai nuk u stërvit me grupin në qendrën stërvitore para nisjes, sipas ”El Mundo.”

Trajneri, Ernesto Valverde tha se ai nuk dëshiron të ndërmarrë ndonjë rrezik me lojtarët para Kupës së Botës në Rusi, por udhëtojë me skuadrën më të fortë pasi kjo ishte përfshirë në kontratën e ndeshjes kundër Sundowns.

Barca, pas ndeshjes, do të rikthehet në vend me fluturimin e mesnatës dhe pritet të mbërrijë në Spanjë të enjten në mëngjes. //FutbollFanatik//

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz