back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAktivisti i VV-së rrah anëtarin e PSD-së

Aktivisti i VV-së rrah anëtarin e PSD-së

Të ngjajshme

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Një anëtar i subjektit Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është sulmuar nga aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltari komunal i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi.

- Advertisement -

Sipas anëtarit të Këshillit Drejtues të PSD-së, Nol Nushi, për rastin e sulmit ndaj B.A. është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Siç mësohet, rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnate ne afërsi të Hotelit “Sirius”në Prishtinë dhe se familjarët e të sulmuarit kanë shkuar të ballafaqohen me sulmuesin, por që ka qenë intervenimi i zyrtarëve të PSD që ka bërë që situata të mos eskalojë.

Nushi ka thënë se një rast i tillë është prodhim i gjuhës së urrejtjes që i karakterizon aktivistë dhe përfaqësues të Vetëvendosjes.

“Rasti është paraqitur në Polici. Njëkohësisht duhet theksuar se ky rast është pasojë e gjuhës së urrejtjes që e kemi parë nga aktivistë e përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes që prej daljes sonë e edhe më heret. Kërkojmë që VV të ndalojë këtë gjuhë që prodhon të tilla pasoja, sepse me qasjen e tillë pasojat mund të përshkallëzohen. Veprimet e tilla janë tërësisht të papranueshme”, ka thënë ai. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz