BallinaSportSuperliga e Zvicrës flet shqip – Shënojnë Ajeti, Kasami dhe Krasniqi

Superliga e Zvicrës flet shqip – Shënojnë Ajeti, Kasami dhe Krasniqi

Të ngjajshme

Mblidhen akterët e sistemit të drejtësisë për finalizimin e Reformës në Drejtësi

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka hapur punëtorinë...

“Ushqimet e përpunuara dëmtojnë fertilitetin”

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që konsumojnë...

Erdogan: Lufta është e Netanyahut, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se konflikti që...

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin...

Futbollistët shqiptarë edhe një herë ishin vendimtar për skuadrat e tyre në Zvicër.

Zurich ka mundur Baselin me rezultat 4:1, ku golin e vetëm për Baselin e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, transmeton Klan Kosova.

Ky gol i ndihmon atij të jetë në vendin e parë të shënuesve më të mirë në Zvicër me 16 gola, një më shumë se Hoarau, i cili gjithashtu shënoi këtë javë, por humbi një penallti.

Sipas albinfo.ch, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Izer Aliu luajtën titullarë për Zurichun.

Pajtim Kasami dhe Ermir Lenjani me ekipin e Sionit arritën fitore të rëndësishme, duke mundur me rezultat 3:2 kundër St. Gallen, në ndeshjen e javës së 34-t të Kampionatit të Zvicrës, transmeton Klan Kosova.

Kasami shënoi gol në minutën e 19-të. Ai u zëvendësua në fund të pjesës së parë, kurse Ermir Lenjani luajti tërë takimin.

Shkëlqim Demhasaj, Idriz Voca luajtën të plotë për Luzernin dhe Nedim Bajrami titullarë e Gjelbrim Taipi nga minuta e 72-të për Grasshoppersin.

Ndërkohë, Lausanne si vendas humbi me 2:0 nga Thun. Andi Zeqiri e Benjamin Kololli ishin titullarë. Kololli u zëvendësua në minutën e 60-të, po këtë minutë futet në lojë Mersim Asllani. Lausanne bie përfundimisht nga liga. Young Boys e mposhti me 3:1 Luganon.

Jetmir Krasniqi në minutën e pestë realizoi për Luganon. Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të dhe u zëvendësua në atë të 75-tën, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz