back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMinistria e Infrastrukturës paralajmëron se shpejt do të nisë renovimi i rrugës...

Ministria e Infrastrukturës paralajmëron se shpejt do të nisë renovimi i rrugës në këtë fshat të Drenicës

Të ngjajshme

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5...

Një rrugë e Drenasit që lidh tri katër qytete është në gjendje tepër të keqe. Për këtë arsye shoferët ankohen se po u shkatërrohen makinat. Ramiz Lladrovci thotë Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gropat në rrugën e Arllatit. Në Ministri kanë thënë se shpejt do të nis sanimi i rrugës pasi kontrata është nënshkruar.

Në gjendje aspak të mirë është rruga në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit, e cila është rrugë lidhëse për Malishevën, Rahovecin e Prizrenin me Prishtinën.

Dheu i shembur ka shkaktuar probleme për secilin që kalon kah kjo rrugë. Shoferët, shumica prej të cilëve kalojnë shpesh këndej, ankohen për dëmet që po ua sjell mjeteve të tyre.

E disa prej tyre bile propozojnë zgjidhje se si duhet të sanohet problemi me këtë rrugë.

Por, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci mohon çfarëdo përgjegjësie mbi këtë rrugë. Sipas tij, kompetencat i ka Ministria e Infrastrukturës pasi ajo është rrugë regjionale.

E Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje për televizionin ka thënë se për pak ditë do të fillojë sanimi i kësaj rruge. Sipas Ministrisë kontrata e mirëmbajtjes për atë rrugë ka kohë që është nënshkruar.

Kjo pjesë e fshatit, ka telashe pothuajse të përhershme sepse dheu nën rrugë shembet. Pos riparimeve sipërfaqësore, nuk është ndërhyrë asnjëherë në pjesën poshtë rrugës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz