BallinaSportKjo do të jetë skuadra e re e Hekuran Kryeziut!

Kjo do të jetë skuadra e re e Hekuran Kryeziut!

Të ngjajshme

​A e ka nisur fushatën zgjedhore? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën...

Vedat Muriqi për FIFA-n: Kam arritur deri këtu duke ëndërruar shumë!

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së...

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Hekuran Kryeziu pritet të largohet nga Luzerni gjatë kësaj vere, shkruan zeri.info.

Futbollisti kosovar i ka bërë valixhet gati dhe po planifikon të ndërrojë mjedis.

Por, përfaqësuesi kosovar nuk e ka ndërmend të largohet nga Zvicra.

Sipas medieve helvetike, Kryeziu do t’i bashkohet pas përfundimit të sezonit gjigantit zviceran Zurichut.

Kryeziu është njëri prej mesfushorëve më kualitativë në futbollin zviceran viteve të fundit dhe ai ka zgjuar interesim edhe nga klubet italiane, respektivisht Lazio.

Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave 25-vjeçari do të përfundojë në Zurich.

Ai është lënduar së fundmi në San Gallen, ndërsa më parë nuk i kishte ndodhur me vite të tëra.

Duhet cekur se kontrata me Luzernin futbollistit i skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk e ka ndërmend të qëndrojë më aty.

Lojtari nuk ka dashur ta komentojë situatën aktuale, ndërsa përgjigje për këtë rast nuk ka dhënë as drejtori sportiv i Luzernit Remo Meyer, i cili ka thënë se për këtë rast do të flasë dikur më vonë, kur të vijë koha. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz