back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajme372 milion euro në vit për skemat sociale

372 milion euro në vit për skemat sociale

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së...

Bajrami: Çështja e rrymës po hetohet nga Prokuroria Speciale

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e...

Anëtari i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, ka thënë se buxhetit të Kosovës për skema pensionale i kushtojnë 372 milionë euro në vit, transmeton “Zëri.info”.

“Deri më tani i kemi rreth 23 skema sociale dhe pensionale. Numri i tyre po rritet çdo ditë, në varësi të rënies së mbështetjes së partive në pushtet. Sa herë që ju duhen vota në prag të zgjedhjeve, krijojnë nga një skemë të re. Prej tyre aktualisht përfitojnë rreth 350 mijë persona, që buxhetit të shtetit i kushtojnë rreth 372 milionë euro në vit”, ka shkruar |Krasniqi në “Facebook”.

Ai tutje ka shkruar se Kosovës i nevojitet një reformë e thellë pensionale dhe e skemave të asistencës sociale. Sipas tij pjesë e këtyre skemave janë edhe shumë politikan, transmeton tutje “Zëri.info”.

“Kosovës i duhet një reformë e thellë pensionale dhe e skemave të asistencës sociale.

Në mesin e përfituesve të këtyre skemave, në emër të pensionit invalidor, janë edhe shumë politikanë në pushtet, përkundër që deklarojnë të hyra vjetore mbi 100 mijë euro dhe pasuri të paluajtshme rreth një milionë euro”, ka përfunduar ai. ZËRI

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz