back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeVrasja e Oliver Ivanoviqit, prokuroria ende duke mbledhur prova

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, prokuroria ende duke mbledhur prova

Të ngjajshme

Vrasësi i kryeministrit japonez e pranon veprën: Unë e kreva, ja pse e bëra këtë veprim

Tetsuya Yamagami, burri i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit...

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda...

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që...

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Oliver Ivanoviq, lideri i SDP-së, ishte vrarë me katër plumba në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së tij. Hetimet, deri më tani nuk kanë nxjerrë diçka të re rreth zbardhjes së rastit. Kryeprokurori Sylë Hoxha, në një prononcim për Gazetën Express, thotë se ende janë duke mbledhur prova

Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës, ende s’ka asgjë të re rreth hetimeve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë për Gazetën Express se nuk ka asgjë të re rreth hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe se ende po bëhet vetëm grumbullimi i provave.

“Nuk ka asgjë të re, deri tani jemi duke e bërë grumbullimin e provave”, tha Hoxha për Express.

Ai, gjithashtu, tha se për këtë vrasje nuk ka ende asnjë person të dyshuar.

Express ka kontaktuar edhe me familjarë të Ivanoviqit, por nuk pranuan të flasin për këtë çështje.

Oliver Ivanoviq është vrarë në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij politike që gjendet në veri të Mitrovicës.

Ai, dy tri ditë para se të vritej, në një intervistë kishte deklaruar që ndihet i rrezikuar nga serbët.

Mediat në Serbi kanë raportuar se pak ditë para se të vritej Ivanoviqi i kishte nisur një mesazh telefonik Presidentit Vuçiq, por që nuk kishte marrë kurrfarë përgjigje. Spekulimet për vrasjen e tij, por motivet kanë qenë të shumta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz