BallinaSportMajlinda Kelmendi, nga sot me pagë të përafërt me Ministrin e Sportit

Majlinda Kelmendi, nga sot me pagë të përafërt me Ministrin e Sportit

Të ngjajshme

​A e ka nisur fushatën zgjedhore? Përgjigjet Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka mohuar se ka nisur fushatën...

Vedat Muriqi për FIFA-n: Kam arritur deri këtu duke ëndërruar shumë!

Sulmuesi 32-vjeçar, Vedat Muriqi, shikon përpara drejt gjysmëfinales së...

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me xhudisten Majlinda Kelmendi, për mbështetje financiare të sportistes në vlerë prej 12 mijë euro.

Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Majlinda Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke bazuar në politikat programore të sportit për avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e aktivisteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit.

Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e imazhit të shtetit tonë anekënd botës.

Xhudistja Majlinda Kelmendi falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që MKRS-ja po jep jo vetëm për të personalisht por edhe për xhudistët tjerë të Kosovës. Kelmendi premtoi se Kosovës do t’i sjellë edhe medalje tjera dhe me punën e saj emrin e shtetit tonë do ta afirmojë edhe më shumë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz