BallinaLajmePolicët nga Kosova që ia mësyjnë Serbisë, merren në pyetje nga BIA...

Policët nga Kosova që ia mësyjnë Serbisë, merren në pyetje nga BIA serbe

Të ngjajshme

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë pjesë në...

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po hasin në telashe gjatë kalimit të tyre në Serbi, nëpërmjet pikës kufitare “Dheu i Bardhë”.

KALLXO.com ka mësuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti shqiptar po ndalohen  në kufi nga agjentë të shërbimit sekret të Serbisë, BIA, dhe po merren në pyetje për orë të tëra, ndërsa kjo nuk po ndodhë edhe me pjesëtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se kanë informacione që policët e Kosovës po hasin në telashe të tilla.

“Zyrtarisht është e vërtetë, pra kanë telashe, kemi dëgjuar. Por nuk mund të përgjigjemi zyrtarisht sepse  nuk është niveli i jonë ajo sepse ne përgjigjemi vetëm për nivelin lokal”, tha Hashani.

Ditë më parë, një pjesëtar serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës qe ndaluar për disa orë nga autoritetet serbe në njërën prej pikave kufitare Kosovë- Serbi dhe më vonë qe liruar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz