BallinaLajmeVeseli: Do të përkrah çdo iniciativë për avancimin e pozitës së gruas

Veseli: Do të përkrah çdo iniciativë për avancimin e pozitës së gruas

Të ngjajshme

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Osmani: Sakrifica e Hajrizëve dhe Berishëve jeton përjetë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 marsin...

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar refluksin

Refluksi i acidit mund të jetë shumë i pakëndshëm...

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e arit vazhduan rënien e tyre sot, të...

Mblidhen akterët e sistemit të drejtësisë për finalizimin e Reformës në Drejtësi

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka hapur punëtorinë...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Bordin e Grupit të Grave Deputete, në përbërje: Mexhide Mjaku –Topalli, Teuta Haxhiu, Lirije Kajtazi, Besa Baftiu, Saranda Bogujevci dhe Jasmina Zhivkoviq.

Kryeparlamentari Veseli, pasi uroi deputeten Mexhide Mjaku – Topalli për zgjedhjen e saj në krye të GGD-së, theksoi se është i njoftuar me punën e mirë që po bën ky grup.

Veseli përgëzoi gratë deputete për angazhimin e tyre të pareshtur në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas në shoqëri, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij të gjithanshme në këto angazhime.

“Unë do të përkrah GGD-në në çdo iniciativë për përmirësimin e pozitës së gruas dhe do të interesohem t’ju sigurohet mbështetja e nevojshme për mbarëvajtjen e angazhimeve të GGD-së”, theksoi kryetari Veseli.

Deputetet, nga ana e tyre, falënderuar kryetarin për pritjen, kërkuan që gratë të jenë të përfshira më shumë në trupa të Kuvendit, delegacione, grupe punuese etj.

Kryetarja e Bordit të GGD-së, Mexhide Mjaku –Topalli, njoftoi kryetarin Veseli për punën e GGD-së, si grup gjithëpërfshirës, i cili do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e rolit të gruas në përfshirjen e perspektivës gjinore në legjislacion dhe politikë në përgjithësi. Ajo përmendi edhe nevojën për përkrahje nga Kuvendi për Grupin e Grave Deputete në projektet e këtij grupi, por edhe në sigurimin e stafit të përhershëm mbështetës. Topalli – Mjaku theksoi rëndësinë që në Rregullore të Kuvendit të sigurohet përkrahje për GGD-në. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz