Aktori i ‘Stupcave’, Mensur Safqiu është shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm.
Lajmin për shoqërimin e një personi në polici e konfirmoi zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.
“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, një person është shoqëruar në polici. Jemi duke pritur për intervistimin e personit të shoqëruar”, tha Ahmeti- Haziraj.
Ajo nuk tregoi arsyen e shoqërimit në polici të aktorit të njohur kosovar.
Në fotografitë e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.

