BallinaLajmeHaradinaj premton një komunë të re

Haradinaj premton një komunë të re

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi me rastin e Ditës së Goranëve në Brod të Dragashit, se krijimi i një komune të re, asaj të Gorës, nuk është humbje për shqiptarët, por u mundëson këtyre njerëzve të jetojnë dhe t’i kenë mundësitë për jetë.

Ai tha se simbolika e kësaj feste është e ngjashme me plotë rajone të tjera të vendit.

“Jam përkrahës i një komune në Gorë që jeta të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi biseduar për mënyrën e jetesës për temat se çka mund të bëjë qeveria nacionale. Kjo është iniciativë e deputetit të nderuar Adem Hoxha, që është deputet goran në parlamentin e Kosovës dhe kam ardhur këtu me propozimin e deputetit që të informohem për gjendjen dhe proceset këtu”, tha Haradinaj.

Ndërkaq deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha e falënderoi kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, derisa shpjegoi para të pranishmëve mënyrën e festimit të kësaj dite.

Dita e Goranëve është festë që simbolizonin bashkimin, harmoninë dhe mirëqenien. Në këtë manifestim u tha se kjo festë është edhe dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta, për ta ndërtuar shtetin e Kosovës.

Gjatë vizitës në Brod ta Dragashit, kryeministri Haradinaj bashkëbisedoi me qytetarë të shumtë të kësaj ane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz