back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeKaçaniku në zi, heshtja dominon qytetin

Kaçaniku në zi, heshtja dominon qytetin

Të ngjajshme

Në nderim të Armendit dhe Malësorit, Komuna e ka shpallur të mërkurën ditë zie

Flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtizë.

Ky veprim tregon se komuna e Kacanikut është në zi.

E mërkura është vendosur të jetë ditë zie në nderim të dy policëve trupat e të cilëve u gjendendën në ujarat e lumit Lepenc.

Nënkryetari i Kaçanikut. Ylber Bajra, tha për FRONTAL se ky rast u përjetua rëndë nga qytetarët e kësaj komune.

Po ashtu komuna brenda mundësive buxhetore ka ndarë një shumë parash për familjet e Malsor Dashit dhe Armend Trenes.E rëndë këtë ngjarje po e përjetonin edhe kolegët e policëve.

Edhe para stacionit policor të Kaçanikut, flamujt u ulën në nderim të Armendit e Malsorit.

Situata është e njejtë edhe në qytet.

Të mërkurën heshtja ka dominuar në qytetin e zhurmshëm të Kaçanikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz