BallinaSportKlubi i vogël francez Les Herbiers kishte bërë historinë duke luajtur në...

Klubi i vogël francez Les Herbiers kishte bërë historinë duke luajtur në finale të Kupës, por gjesti i Thiago Silvas po lavdërohet nga të gjithë

Të ngjajshme

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë pjesë në...

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Miri zbulon sekretin, ja si u njoftua me bashkëshorten

Armir Shahini – Miri në një bisedë me Rogert...

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, e ka ftuar kapitenin e klubit Les Herbiers, Sebastien Flochon, që ta ngritin së bashku trofeun e Kupës së Francës. 

Në një nga gjërat më të bukura që kemi parë ka ndodhur në ndeshjen mes këtyre dy skuadrave.

PSG fitoi 2-0 ndaj një klubi të vogël francez.

Braziliani ishte në podium me shokët e tij, por ai e ftoi edhe kapitenin e skuadrës kundërshtare në prani të presidentit Emanuel Macron.

Goal UK

@GoalUK

Nice gesture! ?

PSG captain Thiago Silva and Les Herbiers captain Sebastien Flochon lift the Coupe de France together in front of French President Emmanuel Macron. ???

Kjo pasi klubi francez i ligës së tretë bëri një luftë të madhe me klubin e pasur parisien.

Les Herbiers janë në vendin e 13-të në nivelin e tretë të futbollit francez dhe mund të bie edhe në nivelin e katërt të premten në mbrëmje, por ata u ndjenë krenarë me finales e së martës.

Përplasja mes Davidit dhe Golias ishte ajo ku përballë ishin dy klube me nivele krejtësisht të ndryshme.

Kjo skuadër luan në nj stadium me kapacitet prej 5.000 ulëse të Stade Massabielle dhe ka vetëm 1.500 tifozë për lojë kur luan në shtëpi.

Ata vijnë nga një qytet me 15 mijë banorë.

COPA90@COPA90

?? Les Herbiers, the team from a town of 15,000 people, have turned up en masse in Paris for the Coupe de France final.

Buxheti i klubit është 1.7 milionë dollar, që i bie se me këto para mund ta paguajnë vetëm për dy javë Neymarin.

Kupa e Francës ka pasur edhe befasi të tjera, kur klubet e nivelit të tretë kishin arritur në finale me Nimes (1996), Amiens (2001) dhe Quevilly (2012).

Këtë natë më të bukur e bëri gjesti i madh i Thiago Silvas, i cili mund ta ketë fituar ‘çmimit e sezonit’ me këtë gjest. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz