BallinaLajmeReagim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për kthimin e...

Reagim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj për kthimin e karateistëve kosovarë nga autoritetet serbe në Merdare

Të ngjajshme

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kaderi vishet me fustan të ngushtë, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barçës

Barcelona ka punuar me një skuadër relativisht të shkurtër...

Ndalimi i Kombëtares së Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad, kryeqytetin e Vojvodinës, është akt i papranueshëm, i papresedan dhe i tmerrshëm, për shekullin 21 të kontekstit të integrimeve europiane dhe nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Kthimi nga Merdarja në shtëpi i karateistëve tanë duke mos i lejuar që të garojnë në një event sportiv është shkelje flagrante e të gjitha Konventave Ndërkombëtare për lëvizje të lirë dhe diskriminim në baza entike.

Autoritetet serbe janë njoftuar më tre maj për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar më kohë është i paqëndrueshëm. Po ashtu, Zyra  Ndërlidhëse e Kosovës i ka njoftuar autoritetet e Serbisë për udhëtimin e sportistëve tanë për në Novi Sad.

Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për paralajmërimin e vizitave 48 orë përpara ka të bëjë me zyrtarët shtetëror, përkatësisht me politikanët e rangut të lartë, por jo edhe me sportistët. Por edhe sipas kësaj Marrëveshjeje, Serbia është dashur të reagojë pas 24 orëve nëse është kundër vizitës, por këtë nuk e ka bërë.

Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë, brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë të papresedan dhe veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit, në vend të bashkëpunimit dhe frymës së vlerave të përbashkëta europiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz