BallinaSportKarateistët kosovarë s’lejohen të hyjnë në Serbi

Karateistët kosovarë s’lejohen të hyjnë në Serbi

Të ngjajshme

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka...

E dërguara e SHBA Nancy Vanhorn takon ministrin e Brendshëm

E dërguara e SHBA në vendin tonë Nancy Vanhorn...

Siguria ushqimore, Drejtori i AUV-it: Sfidë kryesore është numri i vogël prej 83 inspektorëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Ministrinë e...

Vendim i çuditshëm edhe Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me...

Policia serbe nuk i ka lejuar karateistët kosovarë të hyjnë në Serbi mëngjesin e hershem të së mërkurës, të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë në një njoftim se “Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate nuk u lejua të hyjë në shtetin e Serbisë”, transmetona Gazeta Express.

Sipas KOK-ut, policia serbe në kufirin e Merdares u kumtoi drejtuesve të Federatës së Karatesë së Kosovës vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.

Kombëtarja e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Karateistët kosovarë janë kthyer në Prishtinë. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz