BallinaLajmeRTK-ja ndërprenë intervistën me Albin Kurtin, ky është shkaku!

RTK-ja ndërprenë intervistën me Albin Kurtin, ky është shkaku!

Të ngjajshme

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Java e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Fundjava në elitën e basketbollit Kosovar pritet të dhurojë...

Radiotelevizioni i Kosovës e ka ndërprerë intervistën me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për shkak të festivalit Europian të Këngës “Eurovision”.

Intervista me Kurtin, është ndërprerë disa minuta më herët nga drejtuesi i emisionit “Debat” në RTK Gjymryt Veliu me arsyetimin se do t’i japin hapësirë mediale “Eurovision”-it.

“z. Kurti, këtu duhet ta ndërpresim intervistën me ju pasi që pas pak çastesh fillon transmetimi i Eurovisionit. Shpresoj se do të ju kem prap në intervistë dhe të flasim më gjerë për këto tema”, i tha moderatori i këtij emisionit, Kurtit i cili në ato momente po dekarohej për rezultatin zgjedhor të partisë së tij në zgjedhje.

Kurti, gjatë kësaj interviste ka vazhduar të këmbëngulë në atë se nuk ka pasur ndarje në partinë e tij, me largimin e dhjetëra anëtarëve të saj të cilët tashmë kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Socialdemokrate të Kosovës PSDK, që udhëheqet nga Kaqusha Jashari.

Kurti, tha se të dorëhequrit nga VV-ja kanë bërë gabim që janë larguar dhe disa prej tyre sipas tij tanimë e kanë kuptuar një gjë të tillë.

“Është e vërtetë që 12 deputetë e kanë braktisur grupin tonë parlamentarë, por nuk ka ndarje. Ata në zgjedhje parlamentare u votuan në emër të Vetëvendosjes. Unë besoj shumë që ata kanë gabuar e disa prej tyre e kanë kuptuar këtë. Megjitahtë Vetëvendosje, nuk mban inatë”, u shpreh ai në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Sipas tij, në matjet e fundit që janë bërë të opinonit publik tani Grupi i Deputetëve të Pavarur është më keq se sa kishte qenë partia FER që udhëheqej nga shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu.

“Ne kemi marrur informacione rreth disa matjeve që janë bërë. Tani ky grup janë më keq se partia FER1, pra tani FER2 ka rreth 1.8% në një sondazh ndërsa në një sondazh tjetër ka 2%, më pak se sa FER1 që kishte rreth 2.7% të mbështetjes”, ka thënë Kurti, njofton GazetaBlic.com

Çarjet në Vetëvendosje, kanë nisur në fund të vitit të kaluar pas publikimit të një bisede virtuale ndërmjet zyrtarëve të VV-së, ku është ofenduar lideri i kësaj partie Albin Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz