BallinaJetëKujdes duart mund të paralajmërojnë gjithashtu edhe disa probleme shëndetësore

Kujdes duart mund të paralajmërojnë gjithashtu edhe disa probleme shëndetësore

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Ekspozimi i gjatë në diell, në të ftohtë, kontakti i drejtpërdrejtë më detergjentët janë disa prej arsyejeve që bëjnë që duart tuaja të mos duken ashtu siç do të donit. Edhe pse nuk doni ta pranoni, edhe duart janë të destinuara të plaken sikundër pjesët e tjera të trupit.

Mirëpo përveç anës estetike, duart mund të paralajmërojnë gjithashtu edhe disa gjendje a probleme shëndetësore nëpërmjet disa detajeve si skuqja apo djersitja e tyre. Për më tepër, Living ju fton të lexoni si më poshtë:

Duke qenë se lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, si rrjedhojë është edhe më e ekspozuara ndaj ndryshimeve klimaterike, papastërtive apo alergentëve të ndryshëm. Mirëpo nëse lëkura e duarve tuaj është tërë kohës e thatë dhe thuajse e rrjepur, mund të jetë shenjë e çrregullimeve hormonale, më saktë mungesës së estrogjenit, por edhe dehidratimit.

tuum
Thonj të dobët, që thyhen dhe petëzohen lehtë?! Përpara se të mendoni që zgjidhja më e mirë për t’i maskuar është t’i lyeni me manikyr, duhet të kërkoni dhe trajtoni shkaktarin e vërtetë të kësaj gjendjeje: mungesa e zinkut.

Zinku është një ndër mineralet më të rëndësishme në organizmin e njeriut, përshpejton rritjen e thonjve, fuqizon sistemin imunitar, ndihmon sintezën e proteinave, vepron tek sistemi endokrin dhe ai respirator etj.

Ju mund ta merrni atë si suplement më vete, por edhe nëpërmjet këtyre ushqimeve si drithërat, frutat e thata (bajamet dhe arrat) dhe mëlçia e viçit apo e derrit dhe thjerrëzat.

zinkito
Stresi, djersitja e tepërt dhe hipertiroidizmi (një gjendje shëndetësore e shkaktuar nga rritja patologjike e sekretimit të hormonit të tiroides) janë disa prej shkaqeve kryesore që ndikojnë në djersitjen e duarve.

145410 9622560 1 0 1524919689 1524919692 1500 1 1524919692 728 fd5bfd1d64 1525092031
Është mëse e zakonshme që pjesa e brendshme e duarve, ajo që njohim zakonisht si pëllëmbët të skuqen në rast se mbani pesha të rënda apo shtrongoni ndonjë objekt të çfarëdoshëm, mirëpo nëse kjo gjendje është e vazhdueshme, e njohur shkencërisht me emrin ”palmar eythema”, duhet t’i kushoni rëndësi shëndetit të mëlçisë sidomos nëse jeni mbi 50 vjeç. Çrregullimet hormonale të pasura me zgjerimin e enëve të gjakut dhe artriti rheumatoid janë gjithashtu shkaktarë të kësaj gjendjeje.

doraskuit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz