Sulmuesi brazilian verën e kaluar për 222 milionë euro, la Barcelonën për t’iu bashkuar PSG-së, si transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.
Emery në një intervistë dhënë së fundi, ka thënë se Neymar është larguar nga Barcelona shkaku i Lionel Messit, i cili është lider te skuadra nga Katalonia.
“Një nga arsyet pse Neymar është larguar nga Barcelona është shkaku i lojës së drejtuar tërësisht nga Lionel Messi, dhe Neymar ka qenë i detyruar të luajë për të”, ka thënë Emery.
Tutje trajneri spanjoll, ka thënë se Neymar është transferuar te PSG për t’u bërë lider i skuadrës, duke zbuluar se ai ka qenë i detyruar të bëjë gjithçka që të mbajë në disponim brazilianin./Lajmi.net/