BallinaLajmeMiratohet në parim projektligji për punëtorët e viteve 90’ta

Miratohet në parim projektligji për punëtorët e viteve 90’ta

Të ngjajshme

Rasim Binakaj varroset nesër

Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme...

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Komisioni Parlamentar për Arsim ka shqyrtuar sot Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip 1990/99, i cili është miratuar pa asnjë votë kundër nga deputetët anëtarë të këtij komisioni dhe është përcjellë për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, me këtë rast, theksoi se ky projekligj është i rëndësisë së veçantë për të gjithë sistemin e arsimit shqip në Kosovë, e në veçanti për të gjithë ata që kontribuan në mbajtjen e arsimit shqip në vitet e 90-ta.

Ndërsa, duke folur për kategoritë e përfshira në Projektligj, zv/ministri Sahiti përmendi edhe se aty nuk janë përfshirë kategoritë tashmë të trajtuara për këtë periudhë dhe që përfitojnë pensione dhe beneficione nga kategoritë tjera pensionale, e po ashtu, nuk janë trajtuar as ata që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe dhe janë financuar jashtë sistemit të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim u shprehën të kënaqur që tashmë ky projektligj ka ardhur deri në këtë pikë, pasi që theksuan kontributin e madh të punëtorëve të arsimit në ato vite.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz