BallinaLajmeFinalja për vizat

Finalja për vizat

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një delegacion i Bashkimit Evropian për dy ditë do të mbledhë fakte për ta hartuar më pas raportin final sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga autoritetet kosovare. Vlerësimi i këtyre ekspertëve do të jetë vendimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri“. 

Një delegacion i Bashkimit Evropian (BE-së), i nivelit teknik, ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, me ç’rast ka nisur edhe mbledhjen e provave mbi atë se sa është punuar në drejtimin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky delegacion, i udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, gjatë së enjtes ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.

Pas takimit Qeveria e Kosovës njoftoi se Haradinaj para këtij delegacioni ka paraqitur të arriturat e ekzekutivit në sundimin e ligjit.

Me këtë rast i pari i Qeverisë tha se Kosova është gati për liberalizimin e vizave.

Në anën tjetër, nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë njoftuar për gazetën “Zëri” se deri më tani numri i rasteve të shënjestruara të korrupsionit ka kapur shifrën 43

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz