BallinaLajmeKosovari kërcënon ish-gruan: Nëse martohesh me dikë tjetër, të vras ty, vetën...

Kosovari kërcënon ish-gruan: Nëse martohesh me dikë tjetër, të vras ty, vetën dhe djalin tonë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Një burrë me origjinë nga Kosova ka qenë tërësisht normal, derisa është shkurorëzuar nga gruaja. Më pas ai ndryshoi krejtësisht, sipas vlerësimit të ish gruas së tij përballë gjykatësit austriak Slawomir Wiaderek në St. Pöltner.

“Jo. Deri në shkurorëzimin tonë ai ishte krejtësisht normal. Pas ndarjes ai ndryshoi krejtësisht,” tha ish gruaja, tani nëna e një fëmije.

“Ai më kërcënoi se do ma kthente jetën në ferr.“ Në SMS ai duhet ti ketë shkruar: „Nëse ti dhe fëmija tim shkoni te ndonjë burrë tjetër, atëherë do të vras ty, fëmijën dhe vetëveten.”

Të enjten shqiptari i Kosovës duhet të përgjigjet përpara Gjykatës për akuzat kërcënim dhe lëndime trupore. Ai është përleshur me grushta në një disko në St.Pöltner edhe me ish kunatin. Aty janë dëgjuar edhe fjalë kërcënuese, por çështja është nëse kjo vlen si provë për Gjykatësin.

Gjykimi përfundimtar do vendoset në 28 qershor, ku ka edhe materiale të incizuara të përleshjes mes të pandehurve. Nëna kërkon vetëm “qetësinë” e saj dhe që ai të qëndrojë larg asaj dhe fëmijës. Gjykatësi Wiaderek e pranoi kërkesën e një ndalimi kontakti mes tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz