Shteti që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq po harton edhe më tej dokumente kundërshtuese ndaj planeve për bërjen e FSK-së ushtri.
Klan Kosova ka siguruar një kopje të Strategjisë së re Kombëtare të Sigurisë së Serbisë dhe aty rikonfirmohet arsyetimi kundër ushtrisë kosovare.
Dokumenti thotë se Serbia nuk do të pranojë asnjëherë Pavarësinë e Kosovës, gjë që po i kërkohet nga fuqitë e mëdha.
E kësisoj, do ta kundërshtojë edhe mundësinë që Prishtina zyrtare të anëtarësohet në Interpol e Unesco.



