back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeProkurorja tregon sa euro kanë marrë dhuruesit për veshka

Prokurorja tregon sa euro kanë marrë dhuruesit për veshka

Të ngjajshme

BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar...

Çmimet e larta, Kaçaniku: Qeveritarët po i mbajnë duart në xhepat e qytetarëve

Qytetarët e Kosovës po përballen me çmime të larta,...

SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të nisën një...
- Advertisement -

Kanë kaluar 10 muaj prejse rasti ‘Medicus’ është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por ka gati një dekadë prej kur ngjarja ishte bërë e njohur për publikun.

- Advertisement -

Në këtë rast, prokurorja e EULEX-it, Valeria Bolici, ka dhënë fjalën përfundimtare, me ç’rast, sipas saj, është arritur të vërtetohet përgjegjësia penale e dy të akuzuarve, Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini, në akuzat për trafikim me qenie njerëzore, krim të organizuar e lëndim të rëndë trupor. Ajo ka rikujtuar një të përbashkët të dhuruesve të veshkave: të gjithë kishin probleme financiare.

Sipas prokurores, i akuzuari Lutfi Dervishi, ishte i vetëdijshëm për këtë, por kjo ishte në interesin e tij.

Fjalën e saj, nga 7 rastet e transplantimeve të analizuara, prokurorja ka përmendur edhe shumat e parave që ishin dhënë nga pranuesit dhe dhuruesit e veshkave, por edhe transaksionet e ndërmjetësve,  raporton KTV.

Disa prej dhuruesve kishin marrë ndërmjet 7000 e 8000 mijë euro për veshkat e tyre, derisa pranuesit kishin paguar për to afër 80 mijë euro. Mbrojtja pritet që të japë fjalën e saj në seancën e caktuar për datën 22 maj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz