back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeQKUK ndalon tupanxhinjtë për lindjen e fëmijëve në Gjinekologji

QKUK ndalon tupanxhinjtë për lindjen e fëmijëve në Gjinekologji

Të ngjajshme

Fqinjët flasin për 71-vjeçaren nga Kosova që u vra në Zvicër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Zvicër, kur...

Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it

115 anëtarë të Shtetit Islamik-ISIS, u arrestua nga autoritetet...

Hamza: Kosova është storje suksesi, por vitet e fundit ka pasur një keqqeverisje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të...

PDK me video prekëse: Ëndrrat nuk duhet të kushtojnë kaq shtrenjtë – Keq, Albin!

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një...
- Advertisement -

Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka deklaruar se është kërkuar që të ndalohet festa me tupan e valle para Klinikës së Gjinekologjisë

- Advertisement -

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pothuajse çdo ditë ka lot dhimbjeje, por edhe gëzimi. Kjo e fundit nuk shprehet vetëm me lot, por edhe me daulle, surle e valle.

Derisa një baba mund të vajtojë humbjen e fëmijës apo bashkëshortes së tij, një tjetër ia hedh valles para Klinikës së Gjinekologjisë duke prishur kështu qetësinë e pacientëve tjerë.

Daullja nuk është e pazakontë në QKUK, e kjo ndodh sidomos kur ka lindje të djemve në Gjinekologji, shkruan Gazeta Shneta.

Një gjë e tillë është përsëritur dje, ndonëse babai pagoi daullexhinjtë për lindjen e vajzës.

Për djalë apo për vajzë, një gjë e tillë po konsiderohet e papranueshme edhe nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Kjo zyrë tashmë ka kërkuar ndalimin e festave të tilla në hapësirat e QKUK-së.

“Është kërkuar ndalimi i personave me instrumente muzikore në hyrje të QKUK-së. Po ashtu janë urdhëruar edhe zyrtarët e sigurimit që të ndalojnë një gjë të tillë pranë Klinikës së Gjinekologjisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Drejtorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz