Një rrahje mes dy palëve në Mitrovicë për pak sa nuk ka përfunduar në vrasje, shkruan Gazeta Metro.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë. Pasi u përleshën fizikisht, njëri nga personat gjuajti me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Burimet e Gazetës Metro brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur që dy prej personave të përfshirë në këtë incident janë Lavdim Shosholli dhe Liridon Abazi.
Policia i ka thënë Metros që në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i cili dyshohet të ketë hapur zjarr me një armë EKOL, që gjithashtu është konfiskuar bashkë me dy gëzhoja, një karikator dhe një fishek 9 milimetërsh.
Një nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që kishte pësuar gjatë rrahjes, kurse të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.


