BallinaLajmeMjeku serb: Tre pasagjerë kosovarë në gjendje të rëndë

Mjeku serb: Tre pasagjerë kosovarë në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka...

E dërguara e SHBA Nancy Vanhorn takon ministrin e Brendshëm

E dërguara e SHBA në vendin tonë Nancy Vanhorn...

Siguria ushqimore, Drejtori i AUV-it: Sfidë kryesore është numri i vogël prej 83 inspektorëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Ministrinë e...

Vendim i çuditshëm edhe Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me...

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, mjeku në Spitalin e Prokuples, tha se janë 9 persona të lënduar, por tre prej tyre në gjendje më të rëndë.

Ortopedi serb në Spitalin e Prokuples, Aleksa Saviq, ka treguar se nga rrokullisja e autobusit përplot më kosovarë që ndodhi në afërsi të fshatit Kurshumli, kanë mbetur të lënduar 9 persona, por tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Express.

“Tre prej tyre kanë thyerje të gjymtyrëve dhe për këtë arsye janë dërguar në Nish për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai për media.

Gazeta Express ka kontaktuar me kompaninë e autobusit “R-Gashi” të cilët thanë se nga ky aksident është lënduar vetëm shoferi, ndërsa pasagjerët tjerë janë rrugës duke u kthyer për në Kosovë, me një autobus të ri.

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës./Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz