BallinaSportIsh-trajneri i Niklit me skuadër të re

Ish-trajneri i Niklit me skuadër të re

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ish-trajneri i Niklit, Gani Sejdiu, dje është emëruar trajner i skuadrës gjakovare të Vëllaznimit pas largimit të Arsim Gojanit nga kryesiu e klubit.

Sejdiu në një deklaratë ekskluzive për kp, tha se besonë në shpëtimin e Vëllaznimit nga rëniga nga Superliga e Kosovës në futboll.

“Pas shumë bisedave une pranova sepse nuk kam pas në plan të pranoj, asnjë ofertë deri në fund të kampionatit, sepse edhe me herët kam refuzuar dy oferta pasi jamë i interesuar që ta marrë një klub me një projektë serioz, dhe prej fillimit të kampionatit, por ishte tradita e klubit ,simpatizuesit e klubit dhe këmbëngultësia dhe respekti që kam për kryetarin e klubit zotri Agim Cana që të pranojë dhe te jap maksimumin tim që Vëllaznimin ta shpëtojme nga rënja e që besojë fuqishëm se do ta arrijmë”, deklaroi Sejdiu.

Ndërsa i pyetur rreth kontratës dhe kushteve që i ka ofruar klubi i Vëllaznimit strategut kosovar ai u përgjigj se nuk është momenti i kontratës.

“Nuk ka kontratë ,sepse nuk është momenti për kontratë është një marrëveshje respekti ku e gjithë energjia e të gjithve është përgatitja e ekipit për lojen e barazhit e nëse e arrijme objektivin pastaj do ulemi dhe do të bisedojmë për kontratë sepse tash nuk eshte primare kontrata”, përfundoi Sejdiu.

Vëllaznimi është klubi i tretë këtë edicion për Sejdiun që do t’ia jap rastin t’i përjetojë me gjasë dy finale. E para e siguruar në Kupën e Kosovës kundër Prishtinës dhe e dyta, ndeshja e barazhit, ajo kundër Ferizajit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz