BallinaLajmeBëhet edhe më konfuze zhdukja e dy policëve, familjarët dyshojnë se ata...

Bëhet edhe më konfuze zhdukja e dy policëve, familjarët dyshojnë se ata nuk kanë qenë në veturë

Të ngjajshme

Tragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Mesditën e së hënës ka ndërruar jetë 31-vjeçarja Ardita...

Lista e ngjarjeve kryesore kulturore këtë javë

Erdh pranvera kah dera, po vijnë edhe plot ngjarje...

Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Ka ndërruar jetë edhe gruaja që shtiu me armë...

Nis gjyqi i shumëpritur për aksidentin tragjik hekurudhor në Greqi

Ka nisur gjyqi për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor në...

Posta e Kosovës sot ka arritur  që të kapë sinjale të telefonit të njërit prej pjesëtarëve të policisë i zhdukur që nga e shtuna e javës së kaluar në aksidentin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Ekipet e Klan Kosovës, të cilët po përcjellin kërkimet kanë kontaktuar sot me familjarët e dy policëve të zhdukur. Ata po dyshojnë se trupat e dy policëve nuk kanë qenë në veturë gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti.

Megjithatë ata janë duke pritur fjalën e fundit të thënë nga Policia rreth këtij rasti.

Kërkimi për dy pjesëtarët e policisë është duke vazhduar edhe sot nga të gjitha njësitet relevante, duke mos munguar edhe ndihma e qytetarëve të shumtë.

Janë gjithsej 170 pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, Policisë, FSK-së, Agjencisë për Emergjenca dhe institucione tjera të cilët që nga mëngjesi kanë nisur kërkimet për t’i gjetur dy policët të cilët dyshohet se në një vetaksident me veturë zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz