back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasHaradinaj shpërndan para në Drenicë

Haradinaj shpërndan para në Drenicë

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë për dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases së huaj

Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se...

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj ditën e 1 Majit ka vendosur që të del në komunat e Drenicës, Drenas dhe Skënderaj.

Në Komunën e Drenasit, Haradinaj u takua me kryetarin Ramiz Lladrovci si dhe takoi disa përfaqësues të punëtorëve të Ferronikelit. Pas këtyre takimeve që zgjatën gati një orë kryeministri tha se ishte një mundësi e mirë që sot kanë biseduar për projektet zhvillimore në Drenas, përfshirë edhe gjendjen buxhetore dhe mundësinë e financimit të këtyre projekteve. Po ashtu ai tha se për simbolikë të ditës së 1 majt, takuan edhe sindikatat, në veçanti atë të Ferronikelit, kryetarin e saj Fehmi Nika, ku janë informuar për gjendjen në këtë fabrikë.

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës i ka borxh Ferronikelit, një shumë të caktuar të parave diku 2 milionë euro, në formë të rimbursimit të TVSH-së, me të cilën shumë ndërlidhen edhe dy paga të punëtorëve për muajt mars dhe prill. Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci pohoi se kanë biseduar për çështje me rëndësi për Drenasin, në veçanti për pronat dhe Ferronikelin , i cili kërkoi të bëhet rimbursimi i TVSH-së për këtë fabrikë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz