back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaJetëKurioziteteSonte natë e madhe, kjo është vlera e saj!

Sonte natë e madhe, kjo është vlera e saj!

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Sonte për të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën është natë e madhe, pra ajo e Beratit apo (Beraetu). Përveç, emrit Beraetu, kjo natë ka emrat si: Nata e Begatë, e Pafajsisë, sepse nëse vlerësohet si duhet është një mundësi e dhënë nga Allahu për të dalë i pastër nga gjynahet dhe gabimet.

Kjo natë quhet edhe ndryshe “Sak”, që do të thotë dekret shpëtimi. Gjithashtu mban emrin Nata e Mëshirës meqë njerëzit përfitojnë nga mirësia dhe mëshira e madhe e Allahut (xh.sh.), transmeton ‘Indeksonline’.

Rreth vlerës dhe begatisë së natës së Beraetit është mirë që t’i drejtohemi hadithit të profetit Muhamed (a.s) i cili thotë:

“Kalojeni natën e gjysmës së muajit Shaban me namaz, kurse ditën, me agjërim! Atë natë, pas perëndimit të diellit, Allahu i Lartë zbret në qiellin e tokës dhe na bën zë kështu: “A s’ka ndonjë që kërkon falje, ta fal; a s’ka ndonjë që kërkon pjesë, t’i jap, a s’ka ndonjë që kërkon shërim, ta shëroj?”, dhe vazhdon kështu deri në mëngjes” (Ibn Maxhe, Ikame fi’s-salat, 191)”, thuhet në këtë hadith.

Një rëndësi tjetër që duhet t’i jepet kësaj nate është mendimi i disa dijetarëve, të cilët pranojnë se ndërrimi i kibles nga Mesxhidi Aksa drejt Qabes, ka ndodhur vitin e dytë të hixhretit, pikërisht në këtë natë të bekuar.

Më poshtë keni pesë veçoritë e natës së Beratit:

Sipas fesë  Islame, mësohet  se Nata e Beraetu  njihet për këto pesë veçori:

1:  Në këtë natë bëhet ndarja dhe përzgjedhja e punëve më të rëndësishme.

2: Adhurimet që bëhen në këtë natë dhe agjërimi që mbahet ditën, kanë vlera shumë të mëdha.

3:  Është një natë e mbushur plot me mirësi hyjnore dhe me begati.

4:  Është nata e faljes.

5:  I është dhënë e drejta e plotë Resulullahut për të bërë shefaat (ndërmjetësim për falje) për myslimanët. Profeti (a.s.) në natën e 13-të të muajit Shaban kërkoi shefaat dhe iu dha një e treta; në natën e 14-të kërkoi përsëri shefaat dhe iu dha një e treta; në natën e 15-të (Nata e Beraetit) kërkoi përsëri dhe iu dha i plotë shefaati për ymetin e tij. Ata që janë të privuar nga ky ndërmjetësim, janë ata të cilët ikin nga Allahu siç ikën deveja duke u trembur (Tefsiri er-Razi dhe Ebu Suud, H. Basri Çantaj).

Kurse në një hadith tjetër rëndësia e kësaj nate është formuluar si në vijim:

“Kjo natë është nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban. Në këtë natë Allahu i shpëton njerëzit nga xhehnemi sa numri i qimeve të deleve të fisit Beni Kelb, por nuk shikon fytyrat e atyre të cilët i bëjnë shirk atij, të atyre që ushqejnë urrejtje dhe armiqësi ndaj myslimanëve, të atyre që shkëpusin marrëdhëniet me të afërmit, të atyre që mburren dhe që janë mëndjemëdhenj, të atyre që nuk u binden nënës dhe babait dhe, të atyre që vazhdojnë pirjen e alkoolit” thuhet në (Buhari, et-Tergib ve’t-Terhib, II, 118).

Vlen të përmendim se  Allahu i Lartë madhëruar e ka nderuar këtë natë me mëshirë, mirësi dhe begati, për të falur ata njerëz që drejtohen nga rruga e Tij, duke kërkuar me sinqeritet dhe me lot në sy falje për mëkatet e bëra.

Ai (xh.sh.) i thërret robtë për t’i rishikuar edhe një herë punët dhe veprat e tyre, në mënyrë që t’i minimizojnë dhe mos të përsërisin në të ardhmen fajet dhe gabimet e së shkuarës. Nga ana tjetër edhe i dërguari i Allahut i përgjërohet Zotit për ndërmjetësim të plotë ndaj ymetit të tij.

Besimtarët myslimanë këtë natë duhet që ta shfrytëzojnë më së miri, me këtë rast të njëjtëve iu dhurohet nga krijuesi  ynë në mënyrën më të hijshme, ashtu siç i ka hije një myslimani të vërtetë./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz