BallinaLajmeVrasësi i shqiptarit nuk është francez, është emigrant nga ky shtet

Vrasësi i shqiptarit nuk është francez, është emigrant nga ky shtet

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Në mbrëmjen e të mërkurës në Mulhouse të Francës është vrarë një shqiptar, i cili është qëlluar me pushkë nga një fqinj i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, dhe ka jetuar që 19 vjet në Francë, derisa autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur, shkruan Albinfo.ch.

S. N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, derisa ishte me profesion hidraulik, dhe u ka ndihmuar shumë shqiptarëve për të gjetur punë dhe për t’u integruar.

Fqinjët dhe familjarët për Albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh.

Algjeriani e ka qëlluar në gjoks dhe shqiptari nuk ka arritur t’iu shpëtojë plagëve.

Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e vrasësit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz