BallinaLajmeKremlini: Perëndimi dëshiron që të ndajë Sirinë

Kremlini: Perëndimi dëshiron që të ndajë Sirinë

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Rusia ka akuzuar vendet perëndimore duke thënë se dëshirojnë të ndajnë territorin e Sirisë. Ministri i Jashtëm Lavrov, thotë se Moska, Ankaraja dhe Teherani po punojnë për të ruajtur integritetin e Sirisë.

Rusia, Turqia dhe Irani dëshirojnë të “ruajnë unitetin e Sirisë”, ndërsa deklaratat e Uashingtonit, Londrës dhe Parisit për zgjidhjen e krizës “janë vetëm fjalë” dhe fshehin qëllimin për të “reformuar Lindjen e Mesme dhe për të ndarë Sirinë në 3 pjesë”. Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në fund të samitit me homologët e Ankarasë dhe Teheranin, kombet garantuese të formatit Astana. Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve Interfax.

Ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit dhe Turqisë janë të vendosur të marrin masa urgjente në kuadrin e procesit të paqes në Astana, tha ministri i jashtëm rus në fund të takimit me kolegët e tij Mevlut Chavusoglu dhe Mohammad Javad Zarif në Moskë.

“Ne vendosëm të mblidheshim për të diskutuar situatën jo të thjeshtë në Siri”,shtoi Lavrov.

“Ne besojmë se është thelbësore që urgjentisht të biem dakord për masat kolektive brenda kuadrit të formatit të Astanës, të cilin e krijuam më shumë se një vit më parë, në mënyrë që ta shtyjmë Sirinë drejt paqes”, përfundoi kryediplomati rus sipas asaj që raporton Tass.

Ndërkohë, këtyre deklaratave, perëndimi u është përgjigjur duke thënë se mbështesin plotësisht integritetin territorial të Sirisë. Megjithatë ata nuk shohin një të ardhme të sigurt të vendit me një president si Bashar al-Assad.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz