BallinaShqiptareArbana Osmani përlotet pasi dëgjoi historinë e gruas nga Kosova

Arbana Osmani përlotet pasi dëgjoi historinë e gruas nga Kosova

Të ngjajshme

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja...

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner”

Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i...

Mbrëmjen që lamë pas, ‘Dua të të bëj të lumtur’ pati një nga historitë më prekëse që prej nisjes së transmetimeve.

Shkurta, një grua nga Kosova ishte personazhi me historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Historia e Shkurtës kishte nisur 15 vite më parë kur ishte njohur me Bujarin, i cili me kalimin e kohës ishte bërë bashkëshorti i saj.

Ata ishin martuar dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë tre fëmijë.

Bujari dhe Shkurta kishin vendosur që të kalonin disa ditë pranë familjeve në Kosovë, por ky udhëtim kishte qenë fatal për Bujarin, i cili kishte humbur jetën.

Fatkeqësitë nuk kishin të mbaruar për Shkurtën, e cila para 1 viti ishte diagnostikuar me kancer. Për ta bërë të lumtur dhe për t’i dhënë një mesazh, Flutura kishte ftuar motrën e saj, Shkurtën.

Flutura në lot tha: “Unë jam krenare që të kam motër dhe ndihem shumë me fat. Mos e kthe kokën mbrapa dhe vazhdo vetëm përpara. Nuk je vetëm, unë dhe familja do të të qëndrojmë pranë! Të uroj më të mirat dhe shëndet për ty dhe fëmijët e tu!”

Kjo histori nuk la pa përfshirë edhe vetë Arbana Osmanin, e cila edhe pse gjatë gjithë këtyre javëve në program ka pasur histori të dhimbshme nuk i ka shprehur emocionet.

Por për herë të parë në ekran, moderatorja nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz