Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme, dy favoritët kryesorë për titull Drita dhe Prishtina, ashtu siç edhe pritej kanë shënuar fitore, duke bërë që fokusi i të gjithëve tashmë të jetë më vetëm këto dy ekipe në kreun e tabelës.
Në anën tjetër, luftë jo më pak interesante po zhvillohet edhe në fundin e tabelës, meqë Besa dhe Flamurtari morën nga një pikë në duelet e tyre si mysafire.
Feronikeli nga pretendenti për titull kampion, po rrezikon të luaj ndeshje barazhi, për të mos rënë nga VALA Superliga.
Pas 29 xhirove, Nikli është vetëm 4 pikë larg vendit të nëntë. Skuadra që përfundon e nënta në renditje tabelare duhet të luaj ndeshje barazhi.
Tabela pas 29 xhirove:
- Drita 59
- Prishtina 56
- Liria 47
- Llapi 45
- Drenica 45
- Trepça’89 44
- Gjilani 43
- Feronikeli 43
- Vëllaznimi 39
- Flamurtari 19
- Besa 19
- Vllaznia 14
Këtu mund të shihni tabelën dhe listën e golashënuesve të përditësuar.
- John Oto JOHN – KF Trepça’89 13
- Mirlind DAKU – KF Llapi 13
- Kastriot REXHA – KF Drita 13
- Artur MAGANI – KF Liria 13
- Genc HAMITI – KF Drenica 12
- Xhevdet SHABANI – KF Drita 10
- Betim HAXHIMUSA – KF Gjilani 9
- Mark MILICAJ – KF Feronikeli 8
- Ahmed JANUZI – KF Prishtina 8
- 10Albutrint MORINA – KF Vëllaznimi KF Feronikeli 7
