BallinaShqiptareKisha në Delvinë ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës vijnë dhe e...

Kisha në Delvinë ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës vijnë dhe e grisin

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

“Duam t’i bëjmë të ditur, se shqiptari nuk ka vdekur akoma!”, shprehen anëtarët e LBSH-së për Shqiptarja.com.

Rreth 3-4 ditë më parë, kur po festohej festa e Shën Gjergjit në Krane të Delvinës, në rrethin e Sarandës, një flamur grek u pa të valëvitej në kishën e fshatit.

Por anëtarët e një lëvizjeje që synon bashkimin e Shqipërisë, janë nisur që nga Kosova për ta hequr atë, duke përsëritur një gjest të ngjashëm, që ata pretendojnë se e kanë kryer në Himarë dy vite më parë.

Sot rreth orëve të para të mëngjesit, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të njohur ndryshe edhe me shkurtimin LSHB pretendojnë se e kanë hequr flamurin grek nga kisha e Kranes në jug të vendit, duke e grisur.

“Duam t’i bëjmë të ditur, se shqiptari nuk ka vdekur akoma!”, – shprehen ata për Shqiptarja.com.

Është po kjo lëvizje e cila hoqi flamurin grek nga kalaja e Himarës dy vite më parë.

Të pyetur nga Shqiptarja.com lidhur me këtë ngjarje, aktivistët e LBSH-së u shprehën se “Flamuri po bënte 1 javë që ishte në majë të kishës së Kranës. Askush nga banorët nuk kanë marrë guximin ta heqin flamurin”.

Pjesëtarët e LSHB-së u nisën së bashku me kryetarin e tyre nga Kosova dhe pretendojnë se e hoqën flamurin grek, të cilin ata e quajnë “leckë”.

Shumica e pjesëtarëve të kësaj lëvizje janë shqiptarë të Kosovës.

Kisha në Delvinë ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës vijnë dhe e grisin

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz