BallinaLajmeVazhdojnë kërkimet për policët e zhdukur në lumin Lepenc

Vazhdojnë kërkimet për policët e zhdukur në lumin Lepenc

Të ngjajshme

QKMK njofton: Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur...

Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke

Dy mjekje janë proceduar penalisht në Elbasan, nën dyshimin...
Po vazhdojnë kërkimet nga FSK-ja dhe njësitet tjera policore e të zjarrfikësve në lumin Lepenc.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga dy policët që mbrëmë rreth orës 21:00 ranë me veturën e tyre në këtë lumë.

Kërkimet kanë rinisur qysh pas orës 09:00.

Këtë e kishte konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se aksionit i janë bashkëngjitur edhe shumë qytetarë që po angazhohen.

Në vendin e ngjarjes sot janë parë edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe ai i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/

kh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz