back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeBie nga shkëmbi, humb jetën menaxheri 45-vjeçar

Bie nga shkëmbi, humb jetën menaxheri 45-vjeçar

Të ngjajshme

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në Maliq pasi ra nga shkëmbi. Burime zyrtare sqarojnë se viktima me iniciale L.Ç punonte si menaxher i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës.

Ai dyshohet se ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, ku po kryente monitorimin e terrenit dhe aksidentalisht është rrëzuar duke rënë nga lartësia.

45-vjeçari u dërgua në spitalin e Gramshit me dëmtime të shumta fizike dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.

Autoritetet policore vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz