BallinaLajmePDK e NISMA i bëjnë opozitën Lutfi Hazirit me 17 asamblistë

PDK e NISMA i bëjnë opozitën Lutfi Hazirit me 17 asamblistë

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot ka arritur koalicion me AAK dhe AKR-në, për të bashkëqeverisur në këtë komunë.

Ndonëse në nivelin qendror partia e Lutfi Hazarit po kërkon dorëheqjen e kryeministrit qe vije nga AAK, kjo nuk i ka penguar për bashkëqeverisje në komunë .

Por, koalicioni i tij me AAK nuk llogaritet shumë i qëndrueshëm. Lufti Haziri do të ketë përballë një opozitë shumë të fortë. Në opozitë në Gjilan janë Lëvizja Vetëvendosje me 6 anëtarë në Kuvendin Komunal, 6 të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës, 4 këshilltarë nga Nisma Socialdemokrate, dhe 1 një i pavarur.

17 këshilltarë opozitar mund t’i bëjnë një opozitë tejet të fortë qeverisjes LDK-AAK.

“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësorë, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.

Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.
Ndryshe, Lufti Hazari edhe në mandatin e tij të kaluar ka bashkëqeverisur me AAK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz